• Home
  • Partizani
  • Mehmeti mburret me emrin e Partizanit, por rezultatet mungojnë

Mehmeti mburret me emrin e Partizanit, por rezultatet mungojnë

Dritan Mehmeti kërkon ende kohë për të gjetur ekuilibrat te Partizani. “Stafeta” në stolin drejtues mes Dajës dhe atij nuk ka sjellë ndryshimin e duhur rezultativ. Presioni sa vjen e rritet, ndaj kërkohet reagim. Nga Laçi te Teuta, kalendari nuk tregohet aspak bujar me të kuqtë. Megjithatë, trajneri apelon të tijtë për reflektim:

“76-vjetori i Partizanit? Është një ndjesi e veçantë, sepse të imponon respekt kjo skuadër, përpos faktit që Partizani futet tek kompleksi i ri për punë ditësh. Siç e dini, klubi ka vite që ka vuajtur përsa i përket kompleksit. Me investimet e klubit dhe presidentit do ta inagurojmë kompleksin për punë ditësh.

Ndeshja me Teutën? Çdo skuadër ka filozofinë dhe vështirësitë e veta. Është një ndeshje ku të dyja skuadrat duhet patjetër që të tregojnë vazhdimësi në lojë dhe rezultat. E kemi vlerësuar Teutën në mënyrën e duhur dhe do të japim maksimumin, duke patur parasysh që skuadra që jo vetëm të ngrejë nivelin e lojës, por edhe ta kërkojë rezultatin me ngulm.

Situata me dëmtimet? Kishim dhe mungesën e Kallakut. Dy lojtarë i kemi me virozë. Kallaku ka pasur një problem te pulpa. Po ashtu Zhunioir, pas dëmtimit në ndeshjen me Dinamon. Po punojmë me stafin mjekësor për të arritur konkluzionin, do t’i kemi apo jo ndaj Teutës. Në të tilla situata vendos stafi mjekësor, bashkë me atë teknik. Do ta shikojmë sot në stërvitje gjendjen e tyre.

Gjendja fizike e prurjeve të reja? Iu kemi bërë testet të dy lojtarëve të ardhur në momentet e fundit. Kanë një gjendje mesatare në aspektin fizik. Presim të shohim në ditët në vijim gjendjen e tyre dhe të punojmë në mënyrë individuale që ti sjellim në nivelin e skuadrës.

Atmosfera në ekip? Gjendja emocionale dhe harmonia është i atij niveli që kur kam marrë ekipin. Do të vazhdoj që ky lloj entuziazmi që jetë gjatë mbarëvajtjes së ndeshjeve. Rezultatet nuk ka qenë në nivelin e duhur, ndaj duhet të përmirësohemi akoma. Duhet kohë që skuadra të përshtatet dhe të sinkronizohet. Do kërkojmë që përpos rritjes së cilësisë së lojës, të vijnë edhe rezultatet.

Stili i lojës ndaj Teutës? Jemi Partizani dhe do të mundohemi të imponojmë lojën ndaj çdo kundërshtari në kampionat. Kjo do kohën e vet, që të arrijmë një ekuilibër. Do kërkojmë të marrim maksimumin nga vetja, duke iu përshtatur kundërshtarit.

A ka presion tek Partizani? Mendoj që të jesh pjesë e Partizanit duhet të jesh në presion gjatë gjithë kohës dhe të japësh më të mirën, pasi është një ndër ekipet më elitare të futbollit shqiptar. Personalisht presioni më pëlqen, pasi më motivon. Këtë gjë përpiqem t’ua injektoj lojtarëve, që presionin ta kthejnë në entuziazëm dhe krenari që janë pjesë e Partizanit”.

Leave A Comment