• Home
  • Formula 1
  • Mercedes jep lajmin e shumëpritur për të ardhmen e Lewis Hamilton

Mercedes jep lajmin e shumëpritur për të ardhmen e Lewis Hamilton

Numri 44 është rikthyer”.

Është ky mesazhi që Mercedes ka publikuar në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se piloti britanik Lewis Hamilton do të rikthehet të garojë në Formula 1. Makina gjermane ka publikuar një foto ku duket 7 herë kampioni i botës i veshur me uniformën e garës dhe numrin 44 në sfond.

Britaniku mbeti i pakënaqur nga vendimet e komisarëve pas garës së fundit në Abu Dhabi, që i kushtuan atij titullin kampion bote, titull që u fitua nga Max Verstappen. U përfol se Hamilton do të tërhiqej nga garat edhe pse ka ended y vite kontratë me Mercedes.

Gjithsesi, ky mesazh është i qartë, që 7 herë kampioni i botës do të zbresë në pistë edhe këtë vit. Më 18 shkurt, Mercedes do të bëjë prezantimin e makinës së re dhe pas një jave do të zhvillohen testet e para dimërore.

Leave A Comment