• Home
  • Formula 1
  • Mercedes karikon Hamilton: Koha për të thyer rekordet

Mercedes karikon Hamilton: Koha për të thyer rekordet

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, vijon të heshtë në lidhje me të ardhmen e tij edhe pse ka ende dy vite kontratë me Mercedes. I zhgënjyer nga vendimet e mara nga komisarët e pistës në garën e fundit në Abu Dhabi, ku humbi fitoren dhe titullin kampion në xhiron e fundit, piloti britanik ka nisur një heshtje që zgjat tashmë prej 3 javësh.

Mercedes përpiqet t’i ngrejë moralin Hamilton dhe përmes një mesazhi në rrjetet sociale, makina gjermane inkurajon pilotin britanik. “Në vështirësi disa rrëzohen, ndërsa të tjerët thyejnë rekorde”. Mesazh i qartë ky se makina gjermane, kampione e botës në Formula 1 për konstrutkorë, është pranë Hamilton dhe pret rikthimin e tij.

Leave A Comment