• Home
  • Formula 1
  • Mercedes: Sporti ynë nuk është mundje ku duhet të përplasemi për të fituar

Mercedes: Sporti ynë nuk është mundje ku duhet të përplasemi për të fituar

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, i është rikthyer garës së fundit të botërorit 2021 të Formula 1 fituar nga Max Verstappen, që parakaloi në xhiron e fundit Lewis Hamilton pas largimit të makinës së sigurisë. “Rrregullat janë rregulla dhe koherenca e aplikimit të tyre është e rëndësishme. Ato nuk duhen aplikuar sipas dëshirës, për ta bërë një garë entuziaste”, tha Wolff.

Nuk dua të gjykoj presionin që ka një drejtues garash (Michael Masi), por në çdo moment duhet të kuptojmë se çdo sport ka rregullat e tij. Ne garojmë në pistë, nuk jemi sporti i mundjes ku duhet të ndeshemi e përplasemi për të fituar”, u shpreh Toto Wolff, i pakënaqur nga vendimet që morën komisarët e garës së Abu Dhabi, që i dhanë mundësi Verstappen të fitojë.

Leave A Comment