• Home
  • Formula 1
  • Mercedes takim me presidentin e ri të FIA-s, vendoset fati i Hamilton dhe…

Mercedes takim me presidentin e ri të FIA-s, vendoset fati i Hamilton dhe…

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes do të zhvillojë një takim me Mohammed Ben Sulayman, presidentin e ri të FIA-s. Një takim që pritet me interes, pasi do të diskutohet për të ardhmen e këtij sporti, sidomos pas pakënaqësive që makina gjermane pati pas garës së fundit të sezonit të kaluar, zhvilluar në Abu Dhabi.

Në atë garë, Hamilton humbi titullin kampion bote pas disa vendimeve që morën komisarët e pistës, të kundërshtuara nga drejtuesit e Mercedes. Vendime që i dhanë mundësi Max Verstappen (Red Bull) të parakalojë Hamilton xhiron e fundit, të fitojë garën dhe titullin e parë kampion bote në karrierë.

Hamilton është në heshtje që pas asaj gare, ndërkohë që e ardhmja e tij varet nga vendimi që do të marrë FIA, e cila po heton vendimet e marra në atë garë. Mësohet se Wolff do të kërkojë edhe largimin e drejtorit sportiv të garave Michael Masi, pasi e konsideron fajtor. Largimi i tij mund të rikthejë pilotin britanik në pistë.

Leave A Comment