• Home
  • Formula 1
  • Mercedes, Toto Wolff: Ja përse Hamilton ka vendosur të heshtë

Mercedes, Toto Wolff: Ja përse Hamilton ka vendosur të heshtë

Psai humbi mundësinë të shpallet kampion bote në Formula 1 për të tetën herë, piloti britanik Lewis Hamilton ka vendosur të heshtë dhe të mos flasë me askënd. Ai vendosi të mos ndjekë askënd në rrjetet sociale dhe prej gati 10 ditësh askush nuk di asgjë për pilotin e Mercedes.

Hamilton është në heshtje pasi nuk ka fjalë të përshkruajë gjendjen e tij. Atij iu vodh titulli kampion dhe ka mbetur i zhgënjyer me të gjithë. Është e vështirë të ecësh përpara kur sheh se është manipuluar besimi yt në sportin tënd të preferuar”, u shpreh Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

Wolff ka pranuar se Hamilton mund të mos garojë më në Formula 1 pas këtij zhgënjimi edhe pse britaniku ka një kontratë 2-vjeçare me Mercedes.

Leave A Comment