• Home
  • La Liga
  • Mesfushë milaneze falas; Barcelona ëndërron dyshen Brozovic-Kessié

Mesfushë milaneze falas; Barcelona ëndërron dyshen Brozovic-Kessié

Sipas raportimeve të “TodoFichajes”, në veçanti, Barcelona i ka mbyllur tashmë negociatat me përfaqësuesit e Brozovic, duke e bindur lojtarin kroat me një kontratë shumë të pasur prej 8 milionë euro neto.

Kjo, në funksion të një linje të mesfushës tërësisht milaneze, duke përfshirë Franck Kessié, një tjetër objektiv i dëshirueshëm dhe lojtar i lirë për verën e ardhshme.

Tek Interi, megjithatë, nuk ka asnjë alarm. Ofensiva e Barcelonës nuk shqetëson shumë, edhe në dritën e situatës delikate financiare të klubit Blaugrana.

Për të qëndruar në Milano, Brozovic, i cili aktualisht fiton 3.5 milionë euro neto, kërkon një bonus neto prej 6 milionë, shifër kjo e paarritur ende nga Interi gjatë fazës së negociatave.

Leave A Comment