• Home
  • Kupa e Botës
  • Messi e bëri të qajë, ylli i Brazilit: Është më i miri në botë

Messi e bëri të qajë, ylli i Brazilit: Është më i miri në botë

Richarlison ka dhënë një intervistë të gjatë për ESPN, në të cilën ka folur për tema të ndryshme: adhurimin për Messi-n, zhgënjimin pas finales së Kupës së Amerikës dhe parashikimin për Botërorin e Brazilit.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, është nga një tjetër planet. Do të më pëlqente të luaja përkrah tij. Kur kemi humbur finalen e Kupës së Amarikës kam qarë shumë, ka qenë një zhgënjim i madh, por kam menduar se Messi e meritonte një trofe me Argjentinën”, ka thënë ylli i Everton.

“Pasi kemi humbur finalen, unë jam mbyllur në dhomë dhe nuk doja të dilja; dy ditë më pas kam shkuar në Japoni për Lojërat Olimpike, nuk mund të vazhdoja të isha i trishtuar. Brazili është një nga favoritët për Kupën e Botës. Nuk jemi eliminuar kurrë në raundin e parë dhe kemi triumfuar pesë herë”.

Leave A Comment