• Home
  • La Liga
  • “Messi ndihet i tradhtuar nga Pique”, zbulohet arsyeja pse mbrojtësi nuk ishte ftuar në darkën speciale

“Messi ndihet i tradhtuar nga Pique”, zbulohet arsyeja pse mbrojtësi nuk ishte ftuar në darkën speciale

Lionel Messi është kthyer në Barcelonë këtë javë dhe ka darkuar me disa nga ish-shokët e skuadrës dhe trajnerin Xavi.

Një mbledhje ku ka munguar Gerard Pique dhe arsyeja është zbuluar tani.

Gazetari Lluis Canut ka shpjeguar për Esport3:

“Marrëdhënia është përkeqësuar dhe, me sa di unë, kjo ka ndodhur për shkak të rinovimit të fundit të kontratës së Pique me ulje të rrogës.

“Kjo e ka lënduar Messi-n dhe ai është ndier i zhgënjyer. Nuk dua të përdor fjalën tradhti, por ai është ndier i tradhtuar nga Pique, sepse ai nuk e pranoi uljen në kontratë deri në momentin që Messi ishte larguar nga Barça.

“Messi mendon se ky veprim nga ana e mbrojtësit duhej të ishte bërë më përpara në mënyrë që të parandalohej largimi i tij nga Barcelona”.

Leave A Comment