• Home
  • Champions League
  • Messi sfidon Ronaldon, zbardhet shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve

Messi sfidon Ronaldon, zbardhet shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve

U hodh sot në mesditë, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të radhës në Champions. Po flasim për fazën me eliminim direkt, në të cilën janë kualifikuar 16 skuadra. Të ndara në dy vazo, sipas renditjes përkatëse të UEFA-s, skuadrat kanë mësuar rivalët në turin e radhës.

Ja përballjet që kanë dalë nga përzierja e goglave:

BENFICA – REAL MADRID

VILLAREAL – MANCHESTER CITY

ATLETICO MADRID – BAYERN MUNICH

SALZBURG – LIVERPOOL

INTER – AJAX

SPORTING LISBON – JUVENTUS

CHELSEA – LILLE

PSG – MANCHESTER UNITED

Në këtë short nuk mund të përplaseshin skuadra nga i njëjti vend, as ato që kishin qenë në një grup në fazën pararendëse. Kujtojmë se ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt do të zhvillohen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.

Leave A Comment