Messi si Weah dhe Neymar, trefishon avantazhin e PSG me një magji (Video)

Paris Saint-Germain e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë të ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge.

Ka qenë Leo Messi që ka realizuar të tretin për vendasit në minutën e 38-të.

Argjentinasi ka shënuar me një goditje magjike me të majtën nga jashtë zone.

Messi ka shënuar në të 3 ndeshjet e para të Champions League të luajtura me Parisin në shtëpi, vetëm George Weah në 1994 dhe Neymar në 2017-ën kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë me PSG-në.

Leave A Comment