• Home
  • Formula 1
  • Michael Masi nën hetim për një komunikim në radio, mori urdhra nga Red Bull

Michael Masi nën hetim për një komunikim në radio, mori urdhra nga Red Bull

Kur kanë kaluar dy muaj nga gara e fundit e Abu Dhabi dhe kur FIA është ende duke hetuar atë që ndodhi në pistën e Yas Marina, në qarkullim ka dalë një tjetër komunikim audio mes drejtuesve të Red Bull dhe komisarit të garave Michael Masi. Në atë komunikim dëgjohet kërkesa që Jonathan Wheatley i bën Massi: “Makinat e dubluara të lejohen të kalojnë dhe nuk është e domosdoshme që të shkojnë në fund që të rinisë gara. Kemi një titull për të vendosur”.

Menjëherë vjen replika e Masi: “E kuptova, gjithçka e qartë”, batutë që e thotë dy herë. Dhe në fakt ashtu ndodhi, makinat e dubluara u lejuan të kalojnë dhe gara rinisi pa pritur që ato të shkojnë në vendet e fundit. Më pas erdhi parakalimi i Max Verstappen (Red Bull) ndaj Lewis Hamilton (Mercedes) në xhiron e fundit, duke fituar garën dhe titullin kampion për pilotë në Formula 1.

FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) që është duke kryer një hetim për atë që ndodhi në garën e fundit, u shpreh se është në dijeni të këtij komunikimi. “Jemi në dijeni të këtij shkëmbimi mesazhesh mes Masi dhe Red Bull dhe gjithçka është pjesë e hetimit që po kryejmë”, thanë zëdhënësit e FIA-s për BBC.

Leave A Comment