• Home
  • Formula 1
  • “Mick e kaloi me sukses debutimin, ja çfarë e la në baltë”

“Mick e kaloi me sukses debutimin, ja çfarë e la në baltë”

Për herë të parë që nga viti 2013 në startin e garave të Formula 1 ishte edhe mbiemri Schumacher. Këtë sezon, me makinën Haas debutoi 22-vjeçari gjerman Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher. Ai nuk grumbulloi asnjë pikë, por paraqitjet e tij ishin të mira dhe bindëse, duke fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Nikita Mazepin.

Ai që promovon paraqitjet e Mick është 4 herë kampioni i botës, Sebastian Vettel.

Mund të them se bëri një paraqitje të mirë me makinën më të dobët të botërorit. Arriti të mposhtë me klas edhe shokun e tij të skuadrës. Ishte viti i parë, duhej të mësonte shumë gjëra, por do ta ketë të vështirë të rritet më shumë nëse nuk ka një makinë kompetitive”, tha Vettel.

I uroj që vitin tjetër të ketë një makinë më të mirë, në mënyrë që të arrijë të shpalosë në pistë talentin e tij dhe të duelojë për zonën e pikëve, të nisë të parakalojë rivalët etj. Kjo do ta motivojë edhe më shumë në pistë, për të treguar se mund të synojë një makinë “big” dhe të fitojë titullin kampion në të ardhmen”, u shpreh Vettel.

Leave A Comment