• Home
  • Formula 1
  • Mick: E kam të vështirë të shoh dokumentarin e babait tim, ja çfarë trashëgova nga ai

Mick: E kam të vështirë të shoh dokumentarin e babait tim, ja çfarë trashëgova nga ai

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, ka bërë një bilanc të sezonit të tij të parë në Formula 1. “Jam ndjerë mjaft mirë në këtë sezon të parë në Formula 1 dhe kjo është më e rëndësishme. Makinat janë të shpejta dhe kjo gjë më tërheq. Arrita objektivin tim duke garuar në Formula 1, tani synoj të ngushtoj diferencën me të tjerët”, tha Mick Schumacher.

Me përjashtim të faktit që nuk grumbullova asnjë pikë, mendoj se duke parë punën time nga java në javë dhe përmirësimin tim në pistë nga gara në garë, jam i kënaqur. Nga gabimet e bëra kam mësuar shumë, ndërkohë që Vettel ka qenë si një mësues për mua, duke më dhënë këshilla të rëndësishme, ashtu sikurse dikur babai im bënte me atë”, u shpreh Mick, që garon me Haas.

Duke folur për marrëdhëniet me babain tij, që sot mbush 8 vjet nga aksidenti me ski, Mick shton: “Nuk më pëlqejnë kur më krahasojnë me atë. Më befason energjia dhe forca që babai im ka përdorur për të fituar titujt kampionë. Ishte gjithnjë i përqendryar 100%. Në këtë drejtim, mendoj se këtë detaj e kam trashëguar nga ai. Dokmentari për të? Ishte i bukur, por e kam të vështirë ta shoh, pasi emocionohem”.

Leave A Comment