• Home
  • Formula 1
  • Mick, në gjurmët e babait. Në vitin 2022 do të jetë i Ferrari-t

Mick, në gjurmët e babait. Në vitin 2022 do të jetë i Ferrari-t

Mick Schumacher do të jetë piloti i tretë i Ferrarit për vitin 2022, duke qenë piloti rezervë i “kokëkuqes”. Ai do të garojë me makinën amerikane Haas, si pilot zyrtar i saj, por në rast se Ferrari do të ketë nevojë për të ai do të garojë me “kokëkuqen” (në rast dëmtimi të Leclerc apo Sainz).

Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto: “Mos harroni si ai është pilot i Ferrari, është pjesë e Akademisë tonë. Kjo akademi zbulon talentet dhe pilotët e ardhshëm të Ferrarit. Nëse je pjesë e akademisë dhe je i suksesshëm, atëherë do të kesh mundësinë të pilotosh edhe Ferrarin në garë”.

Te makina italiane synojnë në rritjen profesionale të 22-vjeçarit gjerman, që këtë vit debutoi në Formula 1 me Haas, makinën më të dobët të këtij botërori. Ai nuk grumbulloi asnjë pikë. “U paraqit mirë dhe pati progress në pistë, jo vetëm në vijueshmëri por edhe në shpejtësi”, tha Binotto.

Leave A Comment