• Home
  • Seria A
  • Mihajlovic: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë në 40 vite karrierë

Mihajlovic: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë në 40 vite karrierë

Sinisa Mihajlovic nuk ka qenë aspak i kënaqur për humbjen 3-0 që Bologna e tij pësoi kundër Lazio-s në Serinë A. “Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, kemi vuajtur pak, por kemi pësuar gol me një penallti që nuk e kisha parë kurrë në 40 vite karrierë”, ka thënë Mihajlovic për DAZN pas ndeshjes.

“Nuk kemi qenë shumë të rrezikshëm përpara, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë, por duke pësuar dy gola me kundërsulm. Nis gjithçka nga unë, jam unë që duhet t’u jap guxim lojtarëve me zgjedhjet e mia.

“Rezultatet e muajit janar nuk na ndihmojnë, mund të kesh frikë nga humbja, por duhet edhe të kesh guxim për të fituar. Të hënën kemi Spezia-n dhe duhet të fitojmë patjetër, duhet të kemi më pak frikë për të gabuar dhe të luajmë pa ankth.

“Kthimi në Olimpico? Është gjithmonë një kënaqësi, e konsideroj shtëpinë time. Tifozët e Lazio-s më kanë pritur gjithmonë mirë, më vjen keq që nuk kam fituar, por këtë herë ka shkuar kështu”.

Leave A Comment