• Home
  • Champions League
  • “Milan dominoi kundër Atletico-s edhe në San Siro”, legjenda e Inter-it: Futbolli spanjoll është në vështirësi

“Milan dominoi kundër Atletico-s edhe në San Siro”, legjenda e Inter-it: Futbolli spanjoll është në vështirësi

Giuseppe Bergomi, ish-mbrojtës historik i Inter-it, ka folur për momentin që po kalon futbolli italian.

“Kur luan Champions League, skuadrat tona aktivizojnë skuadrat më të mira. Në dy kompeticionet e tjera ndodh e kundërta. Aty bëhen prova”, ka thënë Bergomi për Sky.

“Futbolli spanjoll më duket në vështirësi, Atletico Madrid ka probleme në Spanjë, kërkon të bëjë një stil të caktuar futbolli, por nuk ka cilësi. Ka lojtarë të fortë, por pak të shtrydhur.

“Milan e ka dominuar edhe në ndeshjen e parë. Më pas është krahasimi me futbollin anglez, aty jemi akoma mbrapa”.

Leave A Comment