• Home
  • Champions League
  • MILAN I PAMPOSHTUR | Giroud vendos fitoren pasi luajtën gati 55 minuta me dhjetë futbollistë

MILAN I PAMPOSHTUR | Giroud vendos fitoren pasi luajtën gati 55 minuta me dhjetë futbollistë

Fitore si e Pirros, por shume e rendesishme! Milani mer 3 piket e para ne transferte sivjet ne Serie A dhe e ben kete dcuke dhene prove force me dhjete futbolliste ne 45′ e dyta pasi Leao doli me te kuq.

Milani e ka nisur direkt me gol sfiden ne Xhenova ndaj Sampdorias. Skuadra e Piolit ka shenuar ne nje kundersulm te shpejte dhe me disa pasime te njepasnjeshme duke i dhene topin e golit Messias, qe nuk ka falur, edhe pse portieri e ka pasur te mundur ta ndalonte pasi ishte gjuajtje ne drjtim te tij.

VIDEO E GOLIT

Nje aksion sigurisht ka rene ne sy edhe njehere me hapat e tij galopant dhe nje ikje spektakolare ne krah duke lene dy futbolliste te Sampdorias ne vend. Milani sot luan me Kjaer ne qender te mbrojtjes ndersa Giroud ne sulm pasi Origi u demtua nje dite perpara.

Pikerisht Giroud pati dy raste te mira per te shenuar dhe portieri u tregua i zoti, ndersa kuqezinjte ishin sigurisht edhe me dominues ne mesfushe me Sampdorian qe ne harkun e 45′ goditi vetem nje shtylle.

Sampdoria ka shenuar golin e barazimit ndaj Milanit me Djuricic, teksa me koke ka mposhtur Maignan. Por, Milani mbeti me dhjete futbollist epasi Rafa Leao beri nje roveshate brenda zone dhe goditi me kemben e tij mbrojtesin e Sampdorias. E verdha e dyte dhe jashte.

VIDEO E LEAOS I KUQI

Por, Pioli nuk hoqi dore nga sulmi dhe u desh nje penallti (prekje me dore brenda zone e Villar te goditja me koke e Giruod) qe Milani te kalonte serish ne avantazh. Nje avantazh qe mbajti edhe fale pritjeve te Maignan (spektakolar edhe sonte) pas 98 minutash loje (me gjithe shtesen)

VIDEO E GOLIT GIROUD

 

Leave A Comment