• Home
  • Seria A
  • Milan rimerr kreun me Leao-n, Maignan rishkruan historinë (Video)

Milan rimerr kreun me Leao-n, Maignan rishkruan historinë (Video)

Milan ka mundur 1-0 Sampdorian në javën e 25-të të Serisë A dhe është kthyer të kryesojë kampionatin italian, por Inter-i ka një ndeshje për të rikuperuar.

Sfida e luajtur në San Siro është vendosur nga një gol magjik i Leao-s në minutën e tetë. Një gol që është bërë i mundur edhe nga një supër asist i portierit të Milan-it, Miagnan.

Hera e fundit që një portier i Milan-it kishte dhënë një asist në një takim të Serisë A para ndeshjes së sotme ka qenë në vitin 2006-të (Dida kundër Ascoli-t).

Fitorja e Djallit mund të kishte qenë më e thellë, por portieri i miqve, Falcone, ka shmangur goleadën me disa pritje të jashtëzakonshme.

Leave A Comment