• Home
  • Partizani
  • MILANI BLINDON THEO-n | Tentativa e janarit nga Barcelona, refuzimi i PSG dhe vlera e re e kartonit. Dalin prapaskenat

MILANI BLINDON THEO-n | Tentativa e janarit nga Barcelona, refuzimi i PSG dhe vlera e re e kartonit. Dalin prapaskenat

Ka ardhur dita për rinovimin e Theo Hernandez! Milani blindon keshtu nje nder mbrojtesit e majte me te mire ne bote dhe rinovimi eshte firmosur deri ne vitin 2026 dhe nuk dihet nese ka opsion edhe per nje tjeter vit, pra 2027.

Gjithashtu, Theo do te perfitoje nje rritje rroge nga 1.5 mln euro ne sezon ne 4.5 milionë euro neto plus bonuse te ndryshme, pra duke prekur 5 mln eurot ne sezon.

Sipas rradhës kohore, ai i francezit është i fundit nga rinovimet e përfunduara deri më tani këtë sezon nga çifti Maldini-Massara; para francezit tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet e reja përkatëse Pioli (2023), Kjaer (2024), Calabria (2025), Saelemaekers (2026) dhe Gabbia (2026);

Këtyre i shtohet edhe rinovimi njëvjeçar i nënshkruar nga Ibrahimovic në fund të vitit të kaluar.

Do te vazhdohet me ngociatat per rinovimet e Ismael Bennacer (deri ne vitin 2026) dhe Rafal Leao (deri ne vitin 2026) me rritje rroge per te dy. Ndersa per Bennacer diskutohet nga 1.4 ne 3.5 mln euro dhe bonuse, per Leao do te jete nje rroge e ngjashme me ate te Theo Hernandez, pra 4.5 mln euro dhe bonuse.

Nga Ibiza ne idhull ne San Siro…

Ishte 23 qershor 2019 dhe paparacët e kamerave televizive El Chiringuito kapen takimin mes Theo Hernandez dhe Paolo Maldini në Ibiza: “Për të më bindur atij iu desh kohë për një kafe – tha francezi për Sportweek marsin e kaluar – më tha kam ardhur ketu… Isha në Ibiza, nuk e besoja… ai është një mit për mua, ka qenë gjithmonë. Dhe çdo fjalë e tij është e rëndësishme. Ashtu si e Marcelos te Reali”.

Rreth pesëmbëdhjetë ditë më vonë mbërriti edhe njoftimi zyrtar: Theo Hernandez largohet nga Real Madrid dhe bëhet, për 20 milionë euro, futbollist i Milanit më 6 korrik 2019, duke nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Debutimi me fanellën kuqezi erdhi më 21 shtator. 2019, kur ai hyri në fushë në minutën e 72-të në vend të Ricardo Rodriguez në derbin e fituar 2-0 nga Interi.

Cilësia në dukje menjëherë
Theos iu desh shumë pak për t’u treguar të gjithëve se sa shkatërrues mund të ishte në fazën sulmuese, pavarësisht nga një rol fillimisht mbrojtës. Më 5 tetor 2019, në fakt, me rastin e ndeshjes Genoa-Milan të vlefshme për javen e shtatë të Serie A, Theo Hernandez shënoi golin e tij të parë me fanellën e kuqezinjve: mbrojtësi francez, i futur në fushë nga Marco Giampaolo, shënoi golin në minuten e 51- ne momentit 1-1 (2-1 për Djallin rezultati përfundimtar).

E para e një serie të gjatë
Pas atij goli të parë, Theo Hernandez është konfirmuar me shifra të shkëlqyera: te kuqezinjtë, në total, mbrojtësi i krahut ka nënshkruar 19 gola në 108 ndeshje!

Jo vetëm golat
Theo Hernandez ishte jo vetëm vendimtar në zonën e portës, por edhe në asistime: në 108 ndeshjet gjithsej me fanellën e kuqezinjve, në fakt, mbrojtësi francez vendosi 21 asistime në listën e rezultateve, duke përfshirë të fundit – te bukurin – per Giroud në Milan-Lazio te Kupës së Italisë.

Vlerësimi për Piolin
Rritja e dëshmuar nga numrat ka një mjeshtër të jashtëzakonshëm. Ky është Stefano Pioli, një trajner që vetë Theo e lavdëroi në një intervistë të fundit me The Athletic: “Që në momentin e parë që mbërrita në Milano, Pioli më dha besimin që më duhej për të marrë më shumë nga loja ime dhe falë kësaj kam përmirësuar performancen Jam shumë i lumtur këtu edhe falë tij”.

Ofertat e refuzuara

Se fundmi, Theo pati oferta nga PSG ne gusht dhe preferoi te qendronte dhe te refuzonte, duke vazhduar keshtu aventuren e tij me Milanin edhe pse oferta e ardhur ne dretim te tij ishte dyfish. Por, sot gazeta “AS” ka nxjerre nje tjeter prapaskene: ne janar, Xavi Hernandez provoi qe ta bindte per ta marre te Barcelona ne vend te Jordi Alba dhe per te qene e ardhmja e klubit katalanas.

Por, Theo per te prishur gjithcka ka kerkuar 10 mln euro ne sezon, dicka qe ka trembur Barcelona-n dhe keshtu qe ka hequr dore nga francezi, i cili nderkohe thuajse kishte firmosur me Milanin rinovimin…

Pas ketij rinovimi, tashme vlera e kartonit te tij do te preke 70 mln eurot sipas vleresimit te klubit.

Leave A Comment