• Home
  • Futboll Bota
  • Milani i trefishon pagën, gati rinovimi me Rafael Leao. Ja detajet e kontratës së re

Milani i trefishon pagën, gati rinovimi me Rafael Leao. Ja detajet e kontratës së re

Gjithçka është gati te Milani për rinovimin e kontratës së një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni, pikërisht Rafael Leaos. Portugezi është shndërruar në liderin e së tashmes dhe është kandidat për të qenë edhe më ndikues në të ardhmen.

Për këtë arsye, kuqezinjtë janë gati ta trefishojnë pagën e tij për të shmangur çdo tundim. Sulmuesi do të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në vitin 2026, ku paga do të shkojë nga 1.5 milionë në 4 milionë euro për sezon, plus bonuset. Një “çertifikatë” vlerësimi që, nga fjalët e drejtuesve dhe trajnerit, është gati të kalojë në fakte. Për ta raportuar këtë lajm ka menduar sot ‘Gazzetta dello Sport”.

Nga ana tjetër, e nderë mbetet situate me Franck Kessie. “Tuttosport” shkruan në numrin e sotëm: “Kessie thyen Milanin: tifozët e sulmojnë, por Pioli e mbron”. Fishkëllimat në shpalljen e formacioneve e bënë të qartë se si gjashtë muajt e fundit të Kessie me fanellën e kuqezinjve mund të jenë shumë të ndryshëm nga ato të Donnarumma dhe Calhanoglu.

Me Donnarumma dhe Calhanoglu, shpresat për rinovim nuk u humbën, më pas u anuluan nga faktet. Në rastin e Kessie, megjithatë, shanset duken inekzistente për muaj të tërë, pavarësisht ofertës së klubit për një rritje page deri në 6.5 milionë euro.

Pioli e mbron, pasi në këtë moment i duhen të gjithë, të bashkuar dhe kompaktë. Pastaj rrugët do të ndahen. Nuk ka më shumë kufij për negociata. Gjithashtu, sepse Kessie ka një linjë më të gjatë kërkuesish se Donnarumma dhe Calhanoglu një vit më parë.

Leave A Comment