• Home
  • Champions League
  • Milani sfidon Porton, “treni” i fundit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Milani sfidon Porton, “treni” i fundit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Treni” i fundit për Milanin, lider dhe i pamposhtur në Serie A, por ende në kërkim të pikëve të para në Champions, fazën e grupeve. Kuqezinjtë sfidojnë Porton sonte, ndaj së cilës humbën në ndeshjen e parë, disa javë më herët.

Aktualisht, Milani mbyll grupin B me zero pikë, pas tri ndeshjesh, ndërsa Porto është e dyta, së bashku me Atletico Madrid, me nga 4 pikë. Liverpool kryeson grupin me pikë të plota. Megjithatë, Pioli duhet t’i racionalizojë forcat, pasi kuqezinjtë pritet të luajnë derbin shumë delikat kundër Interit të dielën në mbrëmje. Kësisoji, Zlatan Ibrahimovic do ta nisë nga pankina me Olivier Giroud në qendër të sulmit.

Pas tij do të shohim Brahim Diaz, pas ndalesës së gjatë për shkak të koronavirusit, së bashku me Saelemaekers dhe Rafael Leao. I lënduari Rebic është ende jashtë. Mund të ketë ndonjë lajm edhe në mbrojtje, ku Romagnoli duhet t’i japë pushim Kjaer dhe të pozicionohet pranë Tomorit. Rregullisht në vendin e tij Theo Hernandez, i cili është i skualifikuar në kampionat. Në mesfushë, Tonali është i sigurt për vendin e titullarit, pranë tij njëri mes Bennacer dhe Kessié.

Sergio Conceiçao hedh në fushë Evanilson me Taremin përpara, në mesfushë është Grujic me Sergio Oliveira. Në krye të mbrojtjes si gjithmonë eksperti Pepe, Otavio dhe Luis Diaz nga jashtë.

Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.
PORTO (4-4-2): Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Mbemba, Sanusi; Otavio, Sergio Oliveira, Grujic, Luís Díaz; Evanilson, Taremi.

 

Leave A Comment