• Home
  • La Liga
  • Modric “përulet” para Tottit, zbulon momentin unik me idhullin e tij të madh

Modric “përulet” para Tottit, zbulon momentin unik me idhullin e tij të madh

“Totti është një nga lojtarët e huaj që më ka pëlqyer më shumë për mënyrën dhe stilin e tij të lojës. Të luaja kundër tij ishte vërtet mbresëlënëse”, – tha Luka Modric për gazetën spanjolle “Marca”.

Më tej kujtoi episodin emocionues për të: “Kur shkëmbyem fanellat dhe biseduam me njëri-tjetrit për njëfarë kohe ishte një moment unik. Ai dhe Boban kanë qenë idhujt e mi”.

Disa fjalë edhe për të ardhmen: “Nuk e di se sa kohë do të jem në gjendje të luaj. Shpresoj deri në moshën 40-vjeçare, pak a shumë. Do të shohim. Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht, jam në klubin më të mirë në botë.

A kam ndonjë plan për pas futbollit? Nuk kam menduar ende për këtë. Nuk mendoj shumë për të ardhmen, më pëlqen të jetoj ditë pas dite”.

Leave A Comment