• Home
  • Kupa e Botës
  • Montella zbulon fiksimin e madh të Balotelli: Ai është lojtar i një niveli tjetër…

Montella zbulon fiksimin e madh të Balotelli: Ai është lojtar i një niveli tjetër…

Vincenzo Montella, trajneri Italian që drejton Adana Demirspor në Turqi, flet për Balotellin, kombëtaren e Roberto Mancinit dhe Serie A. Kampionati italian sheh Interin në krye pas 17 javëve. “Sigurisht që zikaltrit kanë një nga skuadrat më të forta. Këtë sezon, – tha Montella për “Tiki Taka”, – kampionati është shumë emocionues në garën për kreun dhe titullin.

Nuk do të përjashtoja Atalantën dhe gjithashtu Napolin, që më pëlqen shumë, pavarësisht ndeshjeve të fundit të vështira. Milani ka mjaft hapësirë ​​për rritje në mesin e të rinjve të shumtë. E shoh të pasigurt deri në fund luftën për titullin”.

Montella tha se e goditi arrestimi i Massimo Ferrero: “Kam punuar me të, më vjen shumë keq për familjen dhe shpresoj që çështja të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe për hir të Sampdoria, një ekip për të cilin kam një dashuri të veçantë. Mes lojtarit dhe trajnerit kam kaluar pesë vite të jetës sime atje”.

Kombëtarja italiane është thirrur në “play-off” për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit: “Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme që nga fillimi i aventurës së tij blu. Fitimi i Kampionatit Europian ishte një gjë e mrekullueshme. Të shkohet në Kampionatin Botëror do të jetë e vështirë, por në vështirësi Italia gjithmonë arrin të nxjerrë më të mirën e potencialit të saj. Shpresoj se do të arrijmë të kualifikohemi”.

Montella drejton Mario Balotellin në Turqi, i cili ëndërron të rikthehet me fanellën axurre: “E ka obsesion të kthehet në kombëtare. Ai është i motivuar, beson në këtë mundësi, e di se duhet të punojë shumë. Ka tre muaj për ta bindur Mancinin, një trajner që di gjithçka për të, pikat e forta dhe të dobëta.

Mario ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, është një djalë i mirë, që ndonjëherë rrëmbehet pak. E shoh shumë të motivuar dhe besoj se në karrierën e tij nuk ka qenë kurrë aq i përqendruar sa këtë vit me ne. Ai po rritet shumë, është kënaqësi ta stërvitësh, sepse është lojtar i një niveli tjetër”.

Leave A Comment