• Home
  • Moto GP
  • Morbidelli nga Petronas te Yamaha zyrtare, Dovizioso shok skuadre me Rossi

Morbidelli nga Petronas te Yamaha zyrtare, Dovizioso shok skuadre me Rossi

Revolucion te Yamaha dhe motori i saj satelit Yamaha Petronas në MotoGP. Pasi u mor vendimi për të larguar përfundimisht nga skuadra spanjollin Maverick Vinales, motori japonez ka bërë gati konfirgurimin e pilotëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Kështu, italiani Franko Morbidelli do të kalojë nga Yamaha Petronas te Yamaha zyrtare. Lajmin e konfirmoi shefi i Yamaha, Lin Jarvis, që tha se paraqitjet e mira të pilotit italian e kanë bindur ta kalojë te motori zyrtar.

Vendin e Morbidelli te Petronas do ta zërë një tjetër pilot italiani, Andrea Dovizioso (vjet me Ducati), që këtë sezon ka qenë pa skuadër. “Kemi arritur një marrëveshje me Andrea, që të garojë me Petronas pjesën e mbetur të sezonit”, tha Jarvis.

Dovizioso do të ketë si shok skuadre legjendën Valentino Rossi. Këto ndryshime pritet të aplikohen që në garën e radhës së MotoGP, atë që zhvillohet në pistën spanjolle të Aragon (12 shtator), ose në atë italiane të Misano (19 shtator).

Leave A Comment