• Home
  • La Liga
  • Morientes: Mbappé, sulmues perfekt për Realin. Haaland? Mund të luajë pa problem te këto dy skuadra

Morientes: Mbappé, sulmues perfekt për Realin. Haaland? Mund të luajë pa problem te këto dy skuadra

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes analizoi ardhjen gjithnjë e më të mundshme të Kylian Mbappé në “Bernabeu”, verën e ardhshme, si transferim i lirë: “Mbappé është një lojtar i shkëlqyer, i cili gjithashtu e njeh shumë mirë Benzema. Ai është dikush që mund të luajë në hapësira, jam i bindur se do të përshtatej mirë te Real Madridi, edhe sepse flet perfekt spanjisht”.

Më pas, Morientes bëri shaka për objektivin tjetër të Real Madridit (dhe Barcelonës), Erling Haaland: “Edhe ai ka cilësi të shkëlqyera, mund të luajë pa problem me Realin, ashtu edhe me Barcelonën. Në klube kaq të rëndësishëm, presionet janë të mëdha, por ai është shumë i talentuar dhe për këtë arsye mund të jetë një përforcim i mirë”.

Leave A Comment