• Home
  • Moto GP
  • Moto GP në kaos prej koronavirus, anullohet një nga katër garat aziatike

Moto GP në kaos prej koronavirus, anullohet një nga katër garat aziatike

Gara e Çmimit të Madh të Tajlandës në MotoGP, e planifikuar për t’u zhvilluar më 10 tetor, është anulluar zyrtarisht për shkak të pandemisë Covid-19. Organizatorët e kësaj gare, që do të debutonte këtë sezon në MotoGP, kanë deklaruar se kontrata e tyre 5-vjeçare me Dorna do të nisë nga viti 2022.

Sipas mediave vendase, qeveria tajlandeze nuk është e gatshme të organizojë këtë garë këtë vit. Kjo ka bërë që kalendari i MotoGP të ndryshojë sërish. Më herët u vendos që garat e Argjentinës dhe Amerikës, të parashikuara për në prill, të shtyhen për në fund të sezonit edhe pse nuk janë në kalendar.

Anullimi i kësaj gare vë në dyshim edhe 3 gara të tjera që zhvillohen në Azi: më 3 tetor në Japoni, 24 tetor në Australi dhe 31 tetor në Malajzi. Ende nuk dihet nëse këto pista janë në gjendje të organizojnë një garë të MotoGP në kushtet e pandemisë, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen.

Leave A Comment