• Home
  • Moto GP
  • Moto GP në krizë prej pandemisë, ndryshon kalendari i garave

Moto GP në krizë prej pandemisë, ndryshon kalendari i garave

Kur duhen edhe dy muaj që të nisë sezoni 2021 në MotoGP kanë ardhur ndryshimet e para në kalendarin e garave. Ndryshime që vijnë si pasojë e pandemisë Covid-19, që kanë detyruar drejtuesit e Dorna të modifikojnë kalendarin.

Kështu, botërori do të nisë si gjithnjë në pistën e Losail (Katar), por në këtë pistë do të zhvillohen dy gara radhazi (29 mars dhe 4 prill). Më pas, botërori do të transferohet në Europë, ku gara e tretë dop të zhvillohet në Portugali (pista e Portimao).

Në Europë do të garohet deri në tetor (gara e fundit në San Marino) dhe më pas do të udhëtohet nëpër botë. Garat e Argjentinës dhe Amerikës, të programuara për në pranverë, janë shtyrë për në fund të sezonit, por ende nuk ka një datë të saktë për to.

Leave A Comment