• Home
  • Moto GP
  • MotoGP, Bagnaia: Këtë vit për titullin, dua të jem pasardhësi i Rossi

MotoGP, Bagnaia: Këtë vit për titullin, dua të jem pasardhësi i Rossi

Piloti italian Francesco Bagnaia shpreson të jetë pasardhësi i legjendës Valentino Rossi. Vjet ai u klasifikua në vendin e dytë në botërorin e MotoGP me Ducati, duke bërë një paraqitje të mirë në garat e fundit. “Motori këtë vit është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Madje ka disa detaje të reja që në pëlqejnë shumë”, u shpreh Bagnaia.

Ai nuk i fsheh objektivat e tij që këtë vit të duelojë për titullin. “Fundi i sezonit të kaluar ishte i mirë për Ducati, që ishte superior dhe kjo na motivon për këtë sezon. Duhet të jemi të shpejtë që në garat e para, duke synuar fitoren. E di që kam një skuadër të madhe nga pas, një mbështetje të madhe, ndaj fitorja është detyrim”, tha Bagnaia.

Gjatë këtyre muajve pushim kam bërë një punë të mirë për t’u përgatitur për botërorin që do të nisë së shpejti. Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi ka shumë rivalë, por konkurrenca nuk më tremb. Të shohim se si do të shkojnë testet e para dimërore, por do të jetë fantastike të rikthej titullin në Itali pas Rossi”, u shpreh piloti italian.

Leave A Comment