• Home
  • Moto GP
  • MotoGP në zi, ndërron jetë nga koronavirus ish-kampioni i botës

MotoGP në zi, ndërron jetë nga koronavirus ish-kampioni i botës

Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta Fausto Gresini, pronari dhe menaxheri i skuadrës Gresini Racing, që garon në garat e motoçiklizmit. Një markë e specializuar kryesisht për kategoritë e vogla të garave të motoçiklizmit, 125cc, por që ka bërë emër edhe në MotoGP.

Fausto Gresini ishte prekur nga koronavirus që në fund të dhjetorit dhe për fat të keq nuk ka mundur ta fitojë këtë betejë të vështirë. Në karrierën e tij ai është shpallur dy herë kampion bote në kategorinë 125cc, ndërkohë që kishte fituar edhe 3 tituj kampionë si “team manager”.

Ai njihet edhe si zbulues talentesh ne kategoritë e vogla te motoçiklizmit, pilotë që më pas garonin edhe në MotoGP.

Leave A Comment