• Home
  • Moto GP
  • MotoGP, Quartararo kampion që garën e radhës: Titullin që në Itali

MotoGP, Quartararo kampion që garën e radhës: Titullin që në Itali

Sezoni 2021 në MotoGP mund të njohë që këtë fundjavë kampionin e tij të ri. Francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, ka 52 pikë avantazh ndaj italianit të Ducati, Francesco Bagnaia, ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 gara për t’u zhvilluar.

Quartararo mund të shpallet kampion që këtë fundjavë, në garën që zhvillohet në Misano (Itali). Francezi shpallet automatikisht kampion në rast se fiton, apo ngjitet në podium  dhe italiani renditet pas tij. Janë të shumta kombinimet që e nxjerrin atë kampion.

Nuk dua të nxitohem, pasi kjo mund të më pengojë në arritjen e objektivit. Dua të zhvilloj një garë normale, si gjithë të tjerat dhe më pas të shohim se si shkojnë gjërat. Çdo gabim do të ishte i dëmshëm për mua. Natyrisht që dua ta mbyll këtë çështje që në Itali, por duhet kujdes”, tha Quartararo.

Leave A Comment