• Home
  • Moto GP
  • MotoGP, triumf historik në Jerez për Ducati-n

MotoGP, triumf historik në Jerez për Ducati-n

Ducati ka festuar një dopjetë historike në cirkuitin e Jerez.

Jack Miller ka triumfuar në Spanjë para shokut të skuadrës Francesco Bagnaia (lideri i ri i Botërorit), të dy autorë të një përmbysje të madhe në dëm të Fabio Quartararo.

Francezi i Yamaha-s ka përfunduar i trembëdhjeti.

Podiumi është kompletuar nga Franco Morbidelli, i cili e ka pozicionuar Petronas në vendin e tretë.

Mbetet përsëri jashtë zonës së pikëve Valentino Rossi, i cili ka zënë vendin e shtatëmbëdhjetë.

E ka mbyllur garën në vendin e nëntë Marc Marquez.

Leave A Comment