• Home
  • Moto GP
  • MotoGP, Vinales nuk ndalet më: pole position rekord në Holandë

MotoGP, Vinales nuk ndalet më: pole position rekord në Holandë

Maverick Vinales i Yamaha-s ka siguruar pole position në Çmimin e Madh të Holandës, etapa e nëntë e Botërorit të Moto GP.

Piloti spanjoll, protagonist absolut i fundjavës holandeze deri tani, e ka mbyllur me kohën 1’31”814, duke vendosur një rekord të ri piste.

Nga radha e parë do të niset Fabio Quartararo, lideri i renditjes së përgjithshme, në krah të Francesco Bagnaia, vetëm vendi i 12-të në start për Valentino Rossi-n, mbrapa Mir dhe Pol Espargaro.

Leave A Comment