• Home
  • Seria A
  • Mourinho dhe historia e penalltisë së parë në karrierën e Abraham: U fsheha në tunel…

Mourinho dhe historia e penalltisë së parë në karrierën e Abraham: U fsheha në tunel…

Goli që hapi rezultatin e ndeshjes u shënua nga Tammy Abraham me penallti. Goli i parë në karrierën e tij nga pika e bardhë. Sulmuesi anglez më në fund arriti të ekzekutojë një penallti, pavarësisht se nuk u përfshi në zgjedhjet e para.

José Mourinho mendoi për ta sqaruar në fund të ndeshjes: “Goditësi im i parë i penalltive është Sergio Oliveira. Tammy mori topin dhe u duk shumë i bindur, siç bëri kundër Torinos. Veretout donte të godiste dhe nuk ishte një moment pozitiv, jam i lumtur që shkoi kështu dhe kam ndjenjën se Sergio donte t’ia linte topin Tammy, duke treguar gjithashtu se ka pjekurinë e duhur.

Ne stërvitemi shumë për penalltitë. Edhe për sot, zgjedhja ime ka qenë Sergio, edhe në këtë ndeshje. U fsheha në tunel në momentin e gjuajtjes së tij, kisha frikë mos bëja reagim të tepërt para kamerave dhe preferova të mos shihesha”.

Leave A Comment