• Home
  • Champions League
  • “Mund të fitojnë Champions”-in”, befason Nagelsmann: Rrini të qetë ju në Lisbonë

“Mund të fitojnë Champions”-in”, befason Nagelsmann: Rrini të qetë ju në Lisbonë

Trajneri i Bayern Munich ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Barcelona-s.

“Xavi dhe skuadra e tij kanë punuar shumë dhe kanë ndryshuar disa gjëra. Tani po mbrohen më lart se më parë. Edhe presingu i tyre është më aktiv. Nga njëra anë, kjo lë disa hapësira, sepse është e vështirë të mbulohen gjithmonë të gjitha hapësirat”, ka thënë Nagelsmann.

“Barça ka akoma lojtarë të nivelit botëror.  Janë nën presion në renditje dhe duhet të fitojnë, do të japin gjithçka për këtë. Nuk bëhet fjalë për t’i eliminuar nga Champions, por për tri pikë për ne.

“I shikoj akoma si kandidatë për të fituar Champions-in. Për këtë arsye do të luajmë me më të mirët. Një përshëndetje për Lisbonën, mos u shqetësoni”, ka thënë duke qeshur.

Bayern e ka fituar grupin E, ndërsa Barcelona dhe Benfica janë në garë për të siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin në 1/8-at e Champions League.

Leave A Comment