• Home
  • Tenis
  • Mungon ende vendimi përfundimtar, ja çfarë rrezikon Djokovic për deklaratë të rreme

Mungon ende vendimi përfundimtar, ja çfarë rrezikon Djokovic për deklaratë të rreme

Situata me tenistin serb Novak Djokovic vijon të jetë e paqartë, pasi edhe sot nuk erdhi asnjë vendim nga qeveria australiane, nëse numri 1 në botë do të luajë në grand slam të Australia Open apo jo (Nis më 17 janar). Mediat vendase bëjnë me dije se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Emigracionit, ende po hetojnë këtë çështje.

Djokovic është nën hetim për deklarata të rreme në kufi, pas mbërritjes në Melburn. Mediat australiane shprehen se për deklaratë të rreme, tenisti rrezikon deri në 5 vite burg (përjashtim). Hetime po kryhen edhe në lidhje me datën e infektimit të tij me Covid-19, pasi ka paqartësi në deklaratat e dhëna prej tij (16 apo 17 dhjetor).

Djokovic (i pavaksinuar) ka thyer karantinën, pasi ka dhënë një intervistë kur ka qenë i infektuar për “L’Eqipue” (18 dhjetor). Pra, janë disa gabime që ka bërë tenisti serb, që po merren në konsideratë. Jo vetëm kaq, por ai rrezikon edhe 3 vite skualifikim nga të gjitha eventet e tenisit në rast se ka manipuluar rezultatin e tamponit.

Leave A Comment