• Home
  • Champions League
  • “Na ka shpëtuar përsëri”, Shaw i çmendur pas CR7: Ja çfarë bën para çdo ndeshje

“Na ka shpëtuar përsëri”, Shaw i çmendur pas CR7: Ja çfarë bën para çdo ndeshje

Cristiano Ronaldo ka shpëtuar përsëri Manchester United.

Portugezi ka realizuar një dygolësh kundër Atalanta-s dhe ka ndihmuar skuadrën e Solskjaer të shmangë humbjen në ndeshjen e Champions League të luajtur në Bergamo.

Siç ka pranuar Luke Shaw, CR7 është një avantazh i madh për skuadrën.

“Na ka shpëtuar përsëri me një gol vendimtar. Ai kërkon të fitojë gjithmonë. Na flet para çdo ndeshje, na jep zemër dhe të gjithë e dinë se ai do të jetë me ne. Është e pabesueshme të kesh një lojtar të tillë në skuadrën tënde”, ka thënë Shaw për kanalet zyrtare të klubit.

Falë pikës së marrë kundër Atalanta-s, Manchester United mbeten në krye të grupit me 7 pikë, po aq sa Villarreal. Ndjekin në vendin e tretë bergamaskët me 5 dhe Young Boys në vendin e fundit me 3.

Leave A Comment