• Home
  • Tenis
  • Nadal e nis vitin me fitore dhe thumbon Djokovic për vaksinën

Nadal e nis vitin me fitore dhe thumbon Djokovic për vaksinën

Rafael Nadal e ka nisur me fitore vitin 2022, duke mposhtur 2-0 (6-2, 7-5) lituanezin Ricardas Berankis, në turneun e “Melbourne Summer Set”, që po zhvillohet në Australi. Kjo është fitorja e parë e tenistit spanjoll pas disa muajsh pushim, duke bërë një ndeshje të mirë, ndërkohë që përgatitet për grand slam e Australian Open.

I pyetur për çështjen Djokovic, që ka mbërritur në Australi por nuk lejohet të hyjë për shkak se ka skaduar viza dhe është i pavaksinuar, spanjolli thotë: “Njerëzit këtu ndihen të besdisur, pasi kanë kaluar momente të vështira nga pandemia. Unë besoj te mjekësia dhe nëse thonë se duhet të vaksinohemi, duhet ta bëjmë këtë gjë”.

Çdo njeri është i lirë të bëjë atë që dëshiron për të mirën e tij. Gjithsesi, ka disa rregulla dhe nëse nuk vaksinohesh do të kesh probleme. Nëse do të donte mund të luante këtu pa probleme. Ai bëri një zgjedhje dhe tani vuan pasojat. Më vjen keq për të, por ai i dinte prej kohësh kushtet për të luajtur këtu”, tha Nadal.

Leave A Comment