• Home
  • Tenis
  • Nadal finalisti i parë i Australian Open, një fitore larg historisë

Nadal finalisti i parë i Australian Open, një fitore larg historisë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është finalisti i parë i grand slam-it Australian Open. Në gjysmëfinalen luajtur sot në Melburn, ai triumfoi 3-1 ndaj italiani Matteo Berrettini, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga ish-numri 1 në botë.

Nadal fitoi 6-3, 6-2 dy setet e para, ndërsa Berrettini rihapi ndeshjen pas triumfit 6-3 në setin e tretë. Gjithsesi, spanjolli tregon forcën në setin e katërt, duke fituar 6-3 dhe pret një biletë për në finalen e këtij grand slam, pas gati 3 orësh lojë.

Rafael Nadal e ka fituar vetëm një herë këtë turne, në vitin 2009 dhe tashmë synon triumfin nr.21 në një grand slam, për të shkruar historinë (ai ka 20 grand slam të fituara njësoj sa Roger Federer dhe Novak Djokovic).

Dy setet e para ishin më të mirat që kam luajtur prej kohësh. Bëra një lojë vërtet të mirë. Vuajta, por fitova. Të vuash është e vetmja mënyrë për të arritur deri këtu”, tha Nadal. Në finale do të luajë me fituesin e sfidës Tsitsipas-Medvedev.

Leave A Comment