• Home
  • Tenis
  • Nadal hedh dyshime për Australian Open: Nuk garantoj me 100% pjesëmarrjen

Nadal hedh dyshime për Australian Open: Nuk garantoj me 100% pjesëmarrjen

Rafael Nadal, pas dy humbjeve që pësoi në turneun “show” të zhvilluar në Abi Dhabi u shpreh se prania e tij në grand slam të Australian Open është në dilemë. Tenisti spanjoll rikthehej në fushë pas disa muajsh pushim dhe duket se nuk është ende gati për një turne kaq të rëndësishëm, që kërkon shumë përgatitje.

Jam i kënaqur që u riktheva në fushë pas këq kohësh. Nuk mendova shumë për taktikën, thjesht doja të luaja dhe të isha kompetitiv. Më mungojnë ende mekanizmat e duhura, por mendoj se tregova gjëra të mira dhe jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në nivelim tim më të mirë”, tha Nadal.

Për sa i përket Australian Open, spanjolli shton: “Do të flas me stafin tim, por të jem i sinqertë, nuk garantoj me 100% pjesëmarrjen time. Ideja është të shkoj dhe të provoj të jap më të mirën. Do të shoh se si do të reagojë trupi pas këtyre ditëve dhe më pas do të marr një vendim. Duhet të mendohem mirë”, tha Nadal.

Leave A Comment