• Home
  • Tenis
  • Nadal i bën propozimin surprizë Federer, ja përgjigjja e zviceranit

Nadal i bën propozimin surprizë Federer, ja përgjigjja e zviceranit

Rafael Nadal dhe Roger Federer e kanë mbyllur para kohe sezonin dhe pritet të rikthehen në fushë vitin e ardhshëm. Gjithsesi, dy ikonat e tenisit po mendojnë që tani për 2022-shin dhe më saktë për edicionin e ardhshëm të Laver Cup, turneu “shoë” që mbledh tenistët më të mirë në botë.

Në edicionin e parë të Laver Cup, për herë të parë dhe të vetme në histori kanë luajtur së bashku Rafael Nadal e Roger Federer. Kjo ka qenë ëndrra e të gjithë tifozëve, që u bë realitet. Gjithsesi, dy tenistët po mendojnë që këtë gjë ta zhvillojnë edhe vitin tjetër, të luajnë bashkë në lojën dyshe.

Ai që ka hedhur idenë është Rafael Nadal, që përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Federer, do të luajmë në lojën dyshe vitin tjetër?”. Nuk ka munguar përgjigja e zvicerani: “Të rikthejmë FEDAL (bashkimi i emrave Federet e Nadal) në Londër do të ishte e jashtëzakonshme”. Tifozët kanë nisur që tani të ëndërrojnë…

Leave A Comment