• Home
  • Tenis
  • Nadal-Medvedev sfidë në Akapulko, rusi synon kreun e renditjes botërore

Nadal-Medvedev sfidë në Akapulko, rusi synon kreun e renditjes botërore

Grand slam i Australian Open tashmë është lënë pas krahëve dhe tenistët po mendojnë për turnetë e tjerë. Djokovic do të luajë në turneun ATP 500 të Dubai, ndërsa tenistët e tjerë “big” kanë zgjedhur të transferohen në Amerikë, ku do të luhen në mars turnetë e parë Masters.

Spanjolli Rafael Nadal e rusi Daniil Medvedev, dy finalistët e Australian Open, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në turneun ATP 500 të Akapulko (Meksikë). Pra, sfida e tyre vijon përtej oqeanit, me rusin që synon kreun e renditjes botërore për meshkuj.

Në këtë turne do të luajnë edhe disa tenistë të tjerë “big”, si gjermani Alexander Zverev (numri 4 në botë), greku Stefanos Tsitsipas (numri 3 në botë) e italiani Matteo Berrettini (numri 7 në botë). Në fushë do të jenë edhe bullgari Grigor Dimitrov e spanjolli Carlos Alcaraz.

Leave A Comment