• Home
  • Tenis
  • Nadal në dilemë për të ardhmen: Nuk e di se kur do të rikthehem

Nadal në dilemë për të ardhmen: Nuk e di se kur do të rikthehem

Nuk e di se kur do të rikthehem të luaj sërish tenis”.

Ka qenë ky komenti i dhënë sot nga tenisti spanjoll Rafael Nadal, aktualisht numri 5 në botë, që nuk luan prej korrikut dhe ka mbyllur para kohe sezonin. Fituesi i 20 grand slam rrezikon të mos jetë në fushë as në janarin e 2022-shit, kur zhvillohet Australian Open.

Çdo ditë punoj fort dhe ndjek një plan specifik që ka objektiva të qartë, të cilat nuk do t’ua them se cilat janë. Për fat të keq, ka aspekte që nuk janë nën kontrollin tim pavarësisht impenjimit nga ana ime, për t’u rikthyer sa më shpejt. Gjithsesi, për momentin, pa u shëruar plotësisht dhe pa qenë në 100% të formës, nuk do të rikthehem të luaj tenis”, tha Rafael Nadal”.

Tenisti spanjoll iu nënshtrua një trajtimi specifik për të kuruar një dëmtim në këmbën e majtë. Nadal vuan prehj vitesh nga sindroma Muller-Weiss, dëmtim që e ndali gjatë në vitin 2005. “Jam në mes të një faze rehabilitimi, por duhet të kem kujdes në çdo drejtim”, tha Nadal.

Leave A Comment