• Home
  • Tenis
  • Nadal rrëfehet për finalen, rivalët dhe të ardhmen: Dua të jem “mbreti”

Nadal rrëfehet për finalen, rivalët dhe të ardhmen: Dua të jem “mbreti”

Rafael Nadal ditën e diel korri një sukses të paimagjinueshëm për të një muaj më parë. Tenisti spanjoll triumfoi në Australian Open (mundi 3-2 me përmbysje Daniil Medvedev), duke fituar grand slam nr.21 në karrierë. Askush si ai, duke lënë pas në kuotën e 20 grand slam dy ikona të tjera të këtij sporti si Roger Federer e Novak Djokovic.

Nuk mbaj mend asgjë çfarë ndodhi pas pikës së fundit, pasi isha shumë i emocionuar. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme dhe publiku më dha një dorë”, shprehet Nadal, 72 orë nga ajo finale e çmendur, që zgjati më shumë se 5 orë.

Spanjolli konfirmon se për të objektivi kryesor është ai i fitimit të më shumë grand slam se të tjerët. “Nuk fshihem, dua të jem ai që fiton më shumë grand slam. Dua të jem më i madhi ndër të mëdhenjtë. Në fund të fundit, ky është sporti, një garë për të zgjedhur më të mirin”, tha Nadal.

Unë jam kompetitiv, por kjo gjë nuk është një obsesion. Unë kam luftuar gjithnjë për të qenë ai që fiton më shumë se të tjerët. Gjithsesi, nëse dikush arrin një rezultat më të mirë se unë, do ta pranoj. Cilido nga në të tre që do të fitojë më shumë grand slam do të themi se kemi realizuar ëndrrat tona”, u shpreh spanjolli.

I pyetur se cili mbetet suksesi më i madh në karrierë, Nadal shprehet: “Atë e vendosin të tjerët, por për të ardhur deri këtu, në 21 grand slam të fituara, vështirësitë janë të shumta. Natyrisht kam qenë edhe me fat. Mund të them që ky mbetet një trofe që nuk e prisja, por që vlen shumë duke parë vështirësitë e muajve të fundit”.

Leave A Comment