• Home
  • Bundesliga
  • Nagelsmann pa gjumë për faj të Lewa-s me shokë: Ja çfarë më ka thënë gruaja

Nagelsmann pa gjumë për faj të Lewa-s me shokë: Ja çfarë më ka thënë gruaja

Julian Nagelsmann ka zbuluar se ai e lë gruan e tij pa gjumë për shkak se thërret në gjumë emrat e lojtarëve të Bayern Munich. Trajneri i Bayern-it duket se e ka të vështirë të dalë nga profesioni i tij edhe kur është në shtëpi.

Nagelsmann, i cili ka marrë vendin e Hansi Flick në korrikun e 2021-shit, ka thënë revistën 51 të Bayern-it: “Ndonjëherë, kur jam në gjumë pas një ndeshje, unë thërras emrat e lojtarëve të mi.  Gruaja ma ka thënë këtë. Ndonjëherë e zgjoj nga gjumi”.

34-vjeçari qëndron shpesh zgjuar deri në orët e vona të natës pas një ndeshje sepse i duhet pak kohë të qetësohet pas 90 minutave intensive.

Është pak befasuese që Nagelsmann kalon kaq shumë net pa gjumë duke marrë parasysh se skuadra e tij kryeson kampionatin gjerman me një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Borussia Dortmund.

Leave A Comment