• Home
  • Flamurtari
  • Nard Ndoka, ironi therëse me kryeministrin Rama: Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?!

Nard Ndoka, ironi therëse me kryeministrin Rama: Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?!

Ditën e djeshme, Lulzim Basha bëri një deklaratë bombastike. Kreu i PD dhe opozitës shqiptare tha se Edi Rama i kishte dërguar rregullisht ndërmjetës në tre muajt e fundit për një marrëveshje, sipas së cilës ai do të bëhej kryeministër, ndërsa kreu aktual i ekzekutivit do të shkonte në zyrën e Presidentit të Republikës. Shumë komente dhe analiza vijuan më pas, me qasje politike dhe elektorale, në vigjilje të një konflikti të ri mazhorancë-opozitë për kodin zgjedhor, pas deklaratës së Edi Ramës se do të hapim listat, duke atakuar marrëveshjen e 5 qershorit, me mbikqyrje të ndërkombëtarëve.

Ditën e sotme, batuta e ditës, por ndoshta edhe më tej se kaq, ka ardhur nga Nard Ndoka, i njohur për “perlat” që nxjerr nga goja. Kryetari i demokristianëve shqiptarë, duke iu referuar dëshirës së fshehur të kryeministrit aktual për t’u bërë president i Shqipërisë, mbas tetë vitesh në qeveri, i ka bërë një ofertë “joshëse” Ramës. Përmes rrjeteve sociale, Ndoka vjen me ironi therëse: “Një zgjidhje e mirë, meqë do të jesh president patjetër. Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?”

Referenca është e qartë, Vlora, ku kreu i mazhorancës dhe i PS është deputet prej dy mandatesh. Veç kësaj, Ndoka luan me faktin tjetër, që skuadra vlonjate, Flamurtari, ka rënë tashmë matematikisht në Kategorinë e Parë. Pra, sezonin e ardhshëm, nuk do të jetë në elitë, Superiore. Një paralelizëm mjaft ironik i kreut të demokristianëve shqiptarë, se këtë fat do të ketë edhe Edi Rama në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, përballë opozitës së bashkuar të vendit. Pra, Ndoka ndjell se Rama do të “bjerë nga fiku”, ashtu si Flamurtari, ndaj mund të bashkohen në “inferioritet”, në Kategorinë e Parë. “Rilindja” pastaj nuk duket dhe aq e lehtë, për të dyja palët, por bashkë mund t’i minimozojnë vuajtjet…

Leave A Comment