Nations League, Anglia e Southgate rishkruan historinë

Anglia ka rishkruar historinë në ndeshjen që po luan në shtëpi kundër Islandës, e vlefshme për Nations League.

Prania në formacionin titullar të Tre Luanëve e Phil Foden, Declan Rice, Bukayo Saka dhe Mason Mount është një rekord.

Ishin 61 vite që shpikësit e futbollit nuk luanin me 4 lojtarë Under 21. Hera e fundit ka qenë në nëntorin e 1959-ës në një miqësore kundër Irlandës së Veriut.

Anglezët po fitojnë 2-0.

Leave A Comment