• Home
  • Nations League
  • NATIONS LEAGUE: Slloveni-Kosovë, formacionet zyrtare! “Dardanët” të përgjysmuar, Sahiti me zgjedhje të detyruara

NATIONS LEAGUE: Slloveni-Kosovë, formacionet zyrtare! “Dardanët” të përgjysmuar, Sahiti me zgjedhje të detyruara

Kosova do të zbresë sot në fushë përballë Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për Nations League, Liga C, Grupi 3, në orën 20:45 në stadiumin “Stozice”.

Një sfidë që sheh “dardanët” me shumë mungesa në formacion dhe kështu që Bernard Challandes do të ketë zgjidhje të detyruara.

Pikërisht trajneri nuk do të jetë në stol, ashtu si në miqësoren ndaj Shqipërisë, pasi ende pozitiv me Covid-19. Përfaqësuesen e Kosovës do ta drejtojë Muharrem Sahiti.

Herolind Shala, Benjamin Kololli, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Idriz Voca, Florent Muslija, Betim Fazliji, Milot Rashica dhe Leart Paqarada do të mungojnë po ashtu për arsye të ndryshme.

Për këtë sfidë, Sahiti ka vendosur që në sulm të luajë me Vedat Muriqin, që do të ndihmohet nga Lirim Kastrati, Valon Berisha dhe Bersant Celina.

Në anën tjetër, Sllovenia luan në sulm me lojtarët si Bohar, Losric, Ilicic, Vukic.

Sllovenia: Oblak, Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkovec, Vetrih, Kurtic, Bohar, Losric, Ilicic, Vukic.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadergjonaj, Kryeziu, Rashkaj, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha, Muriqi.

Leave A Comment