• Home
  • Nations League
  • Nations League: Spanja trondit Gjermaninë dhe siguron gjysmëfinalen (Video)

Nations League: Spanja trondit Gjermaninë dhe siguron gjysmëfinalen (Video)

Spanja ka marrë një fitore befasuese 6-0 në Nations League kundër Gjermanisë dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Spanjollët kanë siguruar tri pikët me tre golat e shënuar në pjesën e parë dhe kanë thelluar avantazhin me tre të tjerët e shënuar në të dytën.

Gjermania ka pësuar 3 gola në pjesën e parë të një ndeshje zyrtare për herë të parë që nga 1958-ta (3-6 kundër Francës).

Protagonisti i ndeshjes ka qenë ylli i City-t, Ferran Torres, që është bërë lojtari i parë në histori që shënon tre gola për Spanjën kundër Gjermanisë.

Fitore edhe për Francën, që ka fituar 4-2 më përmbysje në shtëpi kundër Suedisë. Protagonisti i sfidës ka qenë Olivier Giroud, autor i dy golave. Ylli i Chelsea-t ka shkuar në 44 gola me përfaqësuesen, vetëm shtatë larg rekordit të Thierry Henry.

Fitore me përmbysje edhe për Portugalinë kundër Kroacisë. Kovacic është zhbllokuar për herë të parë me kombëtaren duke shënuar dy gola mbrëmjen e sotme, por nuk ka arritur të shmangë humbjen edhe për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Rog në minutën e 51-të.

Heroi i ndeshjes ka qenë mbrojtësi i Manchester City-t, Ruben Dias, autor i dy golave dhe i goli të fitores në minutën e 90-të.

Leave A Comment