• Home
  • Bundesliga
  • NDODH EDHE KJO | Dortmund i merr Bayern lojtar me parametra zero. Vjen zyrtarizimi, por pas zgjedhjes nga Mynihu fshihet…

NDODH EDHE KJO | Dortmund i merr Bayern lojtar me parametra zero. Vjen zyrtarizimi, por pas zgjedhjes nga Mynihu fshihet…

Pavarësisht rënies së keqe në shtëpi kundër Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund nuk humbi kohë dhe vendosi goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm, për të përforcuar skuadrën në dispozicion të trajnerit Marco Rose!

Në fakt, klubi verdhezi njoftoi në faqen e tij se kishte siguruar sherbimet e Niklas Sule, qendërmbrojtësi shkëmbor, kontrata e te cilit me Bayern Munich skadon ne qershor dhe prej disa kohësh është protagonist në negociata rraskapitëse me bavarezët për rinovimin e kontratës, qe nuk kane pasur sukses…

Duke folur për suksesin e marrëveshjes me ndërkombëtarin gjerman, drejtori aktual sportiv i Dortmund, Michael Zorc tha:

“Ne jemi të kënaqur që mund të nënshkruajmë me një lojtar nga kombëtarja gjermane si Niklas Sule dhe ta kemi atë për katër vitet e ardhshme ne ekip”

Menjëherë pas Zorc, fjalën e mori pasardhësi i tij, legjenda e klubit Sebastian Kehl: “Niklas na ka treguar se është shumë i interesuar për klubin tonë. Ai ka shumë përvojë, qetësi, aftësi për të ndërtuar lojën dhe fizikun e nevojshëm për të qenë pjesë klubi. klubi ynë nga vera e ardhshme”.

Por, cfare ndodhi mes Bayern dhe Sulle? Skuadra kampione e Gjermanise i ofroi dikur nje kontrate me ulje rroge duke prekur maksimumi 6-7 mln euro, qe nuk u pranua si nga futbollisti ashtu edhe agjenti, qe e quajten tallje. Ne fakt, Bayern mendon se Sulle nuk meriton me shume dhe kjo eshte politika qe ka ndjekur…

Madje, sipas medieve gjermane, Christensen eshte zgjedhur si pasuesi i Sule te Bayern. Lojtari i Chelsea ka refuzuar rinovimin me blute dhe mund te transferohet gjithashtu me zero.

Sulle do te jete futbollisti i trete qe largohet falas nga Bayern pas Boateng dhe Alaba.

Leave A Comment